Klubi i hendbollit Istogu është as në tokë e as në qiell, në një situatë të rëndë!
Kampioni, fituesi i Kupës dhe Superkupës së Kosovës, sipas një komunikate, ka ndërprerë të gjitha aktivitetet dhe pritet të tërhiqet nga gara!
Vendim i ngutshëm e tronditës! Faruk Shala, numëro deri në dhjetë para se të veprosh!
Duhesh të mësosh të notosh edhe në kriza të thella dhe jo vetëm kur është superlativ.
Nëse vërtet do të tërhiqet Isotgu nga gara, do të jetë jo vetëm goditje fatale për qytetin e Istogut, por do të jetë grushti më shkatërrimtar për hendbollin e femrave në vendin e tonë.
A e dini pse?
Sepse i vetmi klub që e ka mbajtur frymën garuese e fuqishëm për vite më radhë, 14 trofe, dhe duke iu falënderuar këtij kolektivi, Liga nuk ka rënë në pikën më të ultë.
Nëse vendosin Istogu përnjëmend të shuajnë aktivitetin e tyre, do të jetë tërmet për hendbollin dhe Federatën e Hendbollit të Kosovës.
Faruk Shala si kryetrajner, me klub duhet të kërkojë zgjidhje, duhet të kërkojë mekanizma dhe të dalin nga kjo gjendje e rëndë.
Ka vite që Istogu është pa palestër, luajnë e stërvitin jashtë qytetit të tyre.
Ky klub meriton trajtim me dinjitetshëm!
Një klub që aktualisht është në vend të 61-të në ranglistën e klubeve evropiane.
Me një fjalë, drejtuesit e Istogut me Shalën dhe kapitenen e klubit, Suzana Ujkiq, duhet të uleni dhe të mendoni mirë e mirë, para se të vendosin për vendimin më të rëndë!
Më së lehti është dorëzimi, por Istogu duhet të fitojë edhe këtë betejë të krizës së thellë që përpëlitet tash e një kohë.