Prishtina eliminon Vushtrrinë, Burneta Rama shënon 10 gola

Hendboll

Prishtina eliminon Vushtrrinë, Burneta Rama shënon 10 gola

Nga: K.Goca Më: 27 nëntor 2025 Në ora: 23:54
Prishtina

Prishtina është kualifikuar në rrethin e dytë të Kupës së Kosovës në hendboll.

Vashat e Prishtinës ishin më të mira para shikuesve të vet, duke e mposhtur me rezultat 40:30 Vushtrrinë.

Hendbollistja Burneta Rama është më efikasja të Prishtina, me gjithsej 10 gola, e ndihmuar nga Angelika Luberecka me 8,

Eduarta Kurteshi 8, Celine Sia Tolino 6, Arlinda Maloku 5 e Albulena Tahiri 1 gol.

Qendresa Tërstena është më e dalluara të Vushtrria, me 9 gola te shënuara.

Vushtrria eliminohet nga gara e Kupës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat