Kastrioti bindshëm në Podujevë, Rahoveci pa mëshirë ndaj Trepçës 

Hendboll

Kastrioti bindshëm në Podujevë, Rahoveci pa mëshirë ndaj Trepçës 

Nga: K.G. Më: 6 dhjetor 2025 Në ora: 22:15
Kastrioti

Kastrioti i Ferizajt ngadhënjeu me rezultat bindës 41:23 ndaj Llapit në Podujevë.

Pas javës së 12-të ën Superligën e Kosovës në hendboll, Kastrioti kryeson me 22 pikë e ka dy më shumë se Rahoveci në vendin e dytë. 

Trepça e mban vendin e 5-të me 8 pikë sa ka edhe Llapi në të 6-tin. 

“Djemtë tanë treguan forcë, disiplinë dhe dominim nga fillimi deri në fund të ndeshjes!

Në përballjen kundër KH Llapi, arritëm një fitore bindëse me rezultat 23:41.

Lojë e shkëlqyer në të dyja fazat, angazhim maksimal nga çdo lojtar. 

Fitore e merituar dhe motivuese për sfidat në vazhdim.

Faleminderit tifozëve tanë për mbështetjen e vazhdueshme!”, thuhet nga KH Kastrioti.

Kampioni në fuqi, Rahoveci, pa telashe ka fituar në Mitrovicë me rezultat 45:26 ndaj Trepçës.

“Fitojmë në Mitrovicë - vikendin tjetër derbi me Kastriotin për kampion vjeshtor.

Kemi realizuar fitore fantastike në Mitrovicë e cila konfirmon formën e lartë të ekipit para derbit të madh në Rahovec”, shkruan në faqen e KH Rahovecit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat