Kështu shkruhet për yllin e Kosovës që shkëlqeu në elitën franceze

Hendboll

Kështu shkruhet për yllin e Kosovës që shkëlqeu në elitën franceze

Nga: Kemajl Goca Më: 21 shkurt 2026 Në ora: 12:48
Hendbollisti Olsi Mulaj

Hendbollisti Olsi Mulaj mbrëmë ka bërë paraqitje fantastike në fanellën e Istres-it kundër Montplellierit.

Nga katër gjuajtje dy gola në kampionatin elitar francez.

Kosova ka xhevahirin e saj në ligën më të fortë në botë.

Montpellier si vendas e mposhti me rezultat 33:28 Istresin.

Faqja e specializuar për hendboll “Victory in Play” ka vlerësuar lart paraqitjen e yllit nga Kosova, duke shkruar për Olsi Mulaj pas rikthimit të tij në elitën franceze: “Olsi Mulaj me 2 gola kundër Montpellierit!

Pas një dëmtimi dhe një fillimi të vështirë, Olsi Mulaj është rikthyer, duke shënuar dy golat e tij të parë në LNH Starligue franceze kundër Montpellier Handball.

Krenar për mentalitetin tuaj dhe mënyrën se si vazhdoni të kapërceni çdo sfidë.

Një moment historik, por ky është vetëm fillimi i një rruge të gjatë së bashku.

Ne jemi me ju 100 për qind, gjithmonë".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat