Kryendeshja të enjten në Ferizaj, luftohet për vend të parë

Hendboll

Kryendeshja të enjten në Ferizaj, luftohet për vend të parë

Më: 3 mars 2026 Në ora: 20:45
Pamje nga ndeshja

Në mesjavë zhvillohet xhiroja e 20-të e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Dy ndeshje janë të mërkurën e dy të enjten.

Megjithatë, e gjithë vëmendja do të jetë në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Të enjten nga ora 20:00 është kryendeshja e Superligës në mes të Kastriotit dhe Rahovecit.

Bëhet fjalë për dy skuadrat që i fituan trofetë e edicionit të kaluar. Rahoveci është kampion në fuqi, kurse Kastrioti fitues në fuqi i Kupës.

Edhe këtë edicion dy skuadrat i kërkojnë trofetë. Madje aktualisht janë në dy pozitat e para me nga 34 pikë. 

Me të drejtë në Ferizaj pritet ndeshje e fortë dhe numër i madh shikuesish.

Të enjten prej orës 20:00 është edhe ndeshja mes Vëllaznimit e Prishtinës, në të cilën po ashtu pritet rivalitet.
Llapi – Besa Famgas dhe Trepça – Vushtrria, janë ndeshjet e rëndësishme të së mërkurës. Edhe këto dy ndeshje luhen nga ora 20:00.

Besa Famgas i ka 28 pikë në vendin e tretë. Pason Vëllaznimi në vendin e katërt me 18 pikë. Llapi është i pesti me 15 pikë, Trepça e gjashta me 12, Prishtina e shtata me nëntë dhe Vushtrria e fundit, pa pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat