Doborac publikon listën e lojtarëve të Bosnjës për sfidën me Kosovën

Hendboll

Doborac publikon listën e lojtarëve të Bosnjës për sfidën me Kosovën

Nga: K.Goca Më: 11 mars 2026 Në ora: 19:58
Bosnja dhe Hercegovina

Bosnja dhe Hercegovina do të përballet me kombëtaren e Kosovës në hendboll (meshkujt). 

Lista përfshin 20 hendbollistë dhe boshnjakët do të luajnë ndeshjen e parë në Tuzëll më 19 mars.

Selektori i Bosnjës dhe Hercegovinës, Damir Doborac, ka shpallur listën e lojtarëve për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027.

Boshnjakët grumbullohen më 15 mars në Tuzëll, dhe ndeshja e parë kundër Kosovës do të luhet më 19 mars në orën 20.00 të mbrëmjes në “SKPC Mejdan” në Tuzëll.

Ndeshja e kthimit është tri ditë më vonë në Prishtinë në orën 17.00

Lista

Bekir Çordalija (Kielce; Polonia), Berin Brkiç (Bregenz Handball; Austria), Zoran Radiq (Saran; Franca), Adi Mehmedçehajiq (Slovan Lubjana; Sllovenia), Mirko Mishetiq (Izvixhaç), Omer Mehmedoviq (Riko Ribnica; Sllovenia), Elmas Avdiq (Trimo Trebnje; Sllovenia), Mislav Grgiq (Gyor; Hungaria), Alen Haxhimuhamedoviq (Bietigheim; Gjermania), Luka Knezheviq (Al-Khor; Katar), Domagoj Aliloviq (Csurgoi; Hungaria), Amer Shahinoviq (Izvixhaç), Faris Çollakovi1 (Ëinterthur; Zvicra), Marko Paniq (Budai Farkasok; Hungaria), Kerim Semi1 (Izvixhaç), Ibrahim Haseljiq (Nexe; Kroacia), Luka Periq (Celje; Sllovenia), Adin Faljiq (Flensburg; Gjermania), Dragan Sholiq (Zrinjski), Amir Muhoviq (Spor Toto; Turqia).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat