Shahinoviq dhe Mishetiq i frikësohen Kosovës 

Hendboll

Shahinoviq dhe Mishetiq i frikësohen Kosovës 

Nga: K.Goca Më: 21 mars 2026 Në ora: 23:48
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e hendbollit e Bosnjës dhe Hercegovinës ka zbarkuar në kryeqytetin e Kosovës. 

Bosnja do të përballet me djelmoshat tanë nesër !7.00) në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, në kuadër të sfidës së kthimit të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Hendbollistët e Bosnjës, Amer Shahinoviq dhe Mirko Mishetiq, flasin para ndeshjes së kthimit me Kosovën.
Bosnja e fitoi takimin e parë me rezultat 34:21 ndaj Dardanëve.

Megjithatë, Mirko Mishetiq, krahu i majtë i Bosnjës, beson se do luajnë sikur të mos kishte një avantazh prej 13 golash.

"E pamë videon dhe do të përpiqemi të korrigjojmë disa gjëra nga ndeshja e parë.

Nesër do të luajmë sa më seriozisht të jetë e mundur, pavarësisht faktit që arritëm një avantazh prej 13 golave, shkojmë për fitoren. Sinqerisht, shpresoj të kalojmë tutje dhe të luajmë ndeshjen kundër Ishujve Faroe", tha Mishetiq.

Shoku i tij i skuadrës, Amer Shahinoviq, ka një mendim të ngjashëm.

"Pas udhëtimit të gjatë për në Prishtinë, arritëm të pushojmë dhe të rigjenerohemi. Edhe pse fituam me një avantazh të madh në Tuzëll, nuk duhet të relaksohemi.

Atmosfera në ekip është e shkëlqyer dhe mendoj se kjo do të jetë vendimtare në ndeshjen e nesërme", tha Shahinoviq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat