Vëllaznimi barazon me Besa Famgasin dhe siguron plejofin

Hendboll

Vëllaznimi barazon me Besa Famgasin dhe siguron plejofin

Më: 19 prill 2026 Në ora: 20:41
Pamje nga ndeshja

Pas Llapit, pikë ndaj Besa Famgasit mori edhe Vëllaznimi i Gjakovës.

Të dielën, në kuadër të xhiros së 28-të, përkatësisht të fundit të stinorit të rregullt në Superligën e Kosovës në hendboll,

Vëllaznimi e Besa Famgas barazuan me rezultat 39:39.

Ardi Halili udhëhoqi Vëllaznimin me 15 gola.

Te skuadra pejane, Besa Famgas, më efikasi ishte Ahmed Khamis me 12 gola.

Me pikën e fituar në xhiron e fundit, Vëllaznimi ka siguruar plejofin. Ka përfunduar në vendin e katërt me 23 pikë, një më shumë se Llapi që përfundon i pesti. Besa Famgas i ka 39 pikë në vendin e tretë. I ka dy ndeshje më pak të luajtura, por do të mbetet në këtë pozitë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat