Rahoveci është finalisti i Kampionatit të Kosovës në hendboll, pasi eliminoi Besa Famgas në kuadër të gjysmëfinales së dytë.
Rahoveci shënoi fitore me rezultat 27:23 ndaj Besës, në takimin e zhvilluar në palestrën “Karagaç” para rreth 300 shikuesve.
Edhe ndeshjen e parë Rahoveci e kishte fituar me rezultat 32:30, duke e mbyllur serinë e fitoreve me2:0 dhe duke siguruar finalen e madhe.
Takimi nisi me 45 minuta vonesë për shkak të mungesës së policisë në palestër.
Në minutën e 53-të, Rahoveci ishte në epërsi prej dy golash (22:24) dhe me një lojtar më shumë në parket, pasi Deniz Terziqi u përjashtua për dy minuta.
Pati finish dramatik mes dy skuadrave më të mira të hendbollit në vend.
Rahoveci aplikoi mbrojtje të fortë ndaj rivalit dhe në minutën e 54-t e shtoi epërsinë në tri gola (25:22), për të triumfuar në fund me rezultat 23:27.
Në finalen e madhe, Rahoveci do të përballet me Kastrioti, fituesin e Kupës së Kosovës.
Më efikasit te Rahoveci ishin Egzon Gjuka me 7 gola, i ndihmuar nga Jon Muqolli me 6, Ardit Tafilaj 5, Granit Kadiri 4.
Te Besa u dallua Oliver Rabek me shtatë gola.