Vdiq Izet Gjinovci, mbaroi epoka e Bujar Qerimit dhe Agron Shabanit si selektorë të kombëtares së Kosovës, kështu tha në humor një dashamirë i hendbollit të Kosovës!
Pavarësisht çka thotë dashamiri i hendbollit, procesi i shkarkimeve, dorëheqjeve, i lirimit nga detyrat është normale në botën demokratike. Secili selektor e ka fillimin dhe fundin!
Bujar Qerimi dhe Agron Shabani do të mbahen mend si selektorë që sollën ndryshimin e madh, arritën rezultatet të jashtëzakonshme në epokën e Eugen Saraçinit e të ndjerit (sekretarit të përgjithshëm) Izet Gjinovci.
Dy selektorë që vërtetë bënë punë të mrekullueshme, si Qerimi si Shabani, ishin tejet korrekt, asnjëherë të vetme nuk reaguan edhe kur u kritikuan ashpër, duke thënë: “Ju e shihni më mirë gjendjen si po shkon”.
Dy emra të mëdhenj të hendbollit, sot nuk janë selektorë. Bujar Qerimi të meshkujt e Agron Shabani të femrave, por vërtetë do të mbahen mend për ecurinë profesionale dhe të rezultateve. Erdhën e shkuan ballëlart. Bujar Qerimi u largu në fillim të shatorit 2025, Agron Shabani më 15 maj të ditës së djeshme.
Shtator – maj, Bujar Qerimi e ngrehi këmbën zhagas, e mori me vete Agron Shabanin!
Tash është epoka e president të ri Edin Kolgecit.
Edin Kolgeci do më shumë se paraardhësit e tij. Edin Kolgeci si president i FHK-së do që të futet në histori si president i parë që ka kualifikuar një kombëtare për senior apo seniore një Kampionatin Botëror apo Evropian!
Një synim korrekt i tij!
Edin Kolgeci do shumë më shumë, sepse është epoka për të arritur rezultate. Do ia lëmë kohës dhe të shihet se vërtet Edin Kolgeci do ia kalojë edhe Mexhit Devajës edhe Eugen Saraçinit me punë e rezultate ndërkombëtare.
Optimizmi i tij është i madh, vullneti për punë është i madh, vizioni i tij është për t’u admiruar, puna e tij do të shihet në fund të mandatit 4-vjecar sa ka arritur të ngrejë nivelin e rezultateve të kombëtareve!
Hendbolli tani është në epokën e Edin Kolgecit, sypatremburit e vizionar deri në pikën e fundit.
Nuk e bën hapin pa program!
Strategjia e tij e tij është një sekret në vete, ende nuk e ka shfaqur tërësisht në sipërfaqe.
Thikë më dy tehë, mund të bëjë mrekullinë, mund të jetë edhe e kundërta!
Hendbollit nuk i dihet.