Kastrioti demolon Rahovecin në finalen e parë! Jeton Bislimi më efikasi

Hendboll

Kastrioti demolon Rahovecin në finalen e parë! Jeton Bislimi më efikasi

Nga: K.Goca Më: 20 maj 2026 Në ora: 21:25
Kastrioti

Kastrioti triumfoi ndaj Rahovecit me rezultat 37:31 (21:15) në finalen e parë të play-off-it të Kampionatit të Kosovës. 

Ferizajasit ishin më të mirë dhe me meritë arritën fitore në një atmosferë të bukur sportive, ku ishin mbi 1300 shikues në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

Dhjetë minutat e parë u karakterizuan me rivalitet dhe herë njëra ekip dhe herë tjetra palë kalonin në epërsi. 

Në minutën e 9-të rezultati 7:7.

Pas kësaj minute ferizajasit diktuan ritmin e lojës.

Në minutën e 19-të Kastrioti thellojë epërsinë në 5 gola (14:9).

Në minutën e 24-të ferizajasit shtuan epërsinë në tetë gola (19:11).

Pjesa e parë mbyllet me rezultat 21:15.

Në minutën e 45-të ferizajasit thelluan epërsinë në tetë gola (30:22).

Fituesi i Kupës së Kosovës, ferizajasit triumfuan me rezultat 37:31 ndaj kampionit në fuqi.

Hendbollisti Jeton Bislimi është më efikasi të ferizajasit me 8 gola, i ndihmuar nga Festim Mustafa 6, Axewl Ahlin 6, Felipe Teixeira 5, Beni Sula 4, Alban Haziri 4, po ashtu u dallua edhe portieri Wadi Chebbi.

Egzon Gjuka 7 ishte më efikasi te Rahoveci, me gjithsej 6 gola, i ndihmuar nga Ardit Tafilaj 5, Mali Luzha 5, Jon Muqolli 4, Fernandez da Silva 4 gola etj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat