Besa Famgas kampione te kadetët, e fiton edhe finalen e dytë dramatike me Kastriotin

Hendboll

Besa Famgas kampione te kadetët, e fiton edhe finalen e dytë dramatike me Kastriotin

Më: 30 maj 2026 Në ora: 18:25
Besa Famgas

Besa Famgas është kampione e Kosovës në hendboll në grupmoshën e kadetëve.

Për herë të parë liga e kadetëve (U18) ka përfunduar me plejof.

Në finale u kualifikuan Besa Famgas dhe Kastrioti.

Të dy ndeshjet ishin shumë të forta e dramatike.

Fillimisht më 19 maj në Pejë, Besa Famgas fitoi 39:36 pas vazhdimeve nga pesë minuta.

Pas vazhdimeve u vendos edhe finalja e dytë, e zhvilluar në Ferizaj.

Besa Famgas fitoi 41:40, për ta festuar titullin e kampionit.

Ajan Muqolli i shënoi 17 gola për Besën. Shtatë i kishte Olt Bajrami e pesë Elton Thaqi.

Rron Bajrami, Adonis Ahmeti dhe Bartol Vlahovic i shënuan nga 9 gola për Kastriotin.

Kupën e kampionit, kapitenit të Besa Famgas, Elton Thaqi, ia dorëzoi nënpresidenti i FHK-së, Xhavit Morina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat