Superliga e hendbollit vazhdon me tri përballje këtë fundjavë

Hendboll

Superliga e hendbollit vazhdon me tri përballje këtë fundjavë

Më: 16 tetor 2026 Në ora: 17:44
Fotoilustrim

Xhiroja e katërt e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencën e meshkujve sjell tri përballje interesante këtë fundjavë, me skuadrat që synojnë të sigurojnë pikët e radhës në garën për pozitat e para në tabelë.

Vëmendja kryesore do të jetë në Gjakovë, ku të shtunën, nga ora 20:00, Vëllaznimi do të përballet me Llapin. Të dyja skuadrat kanë nga dy pikë pas tri ndeshjeve të zhvilluara dhe synojnë të shënojnë fitore për të avancuar në tabelën e klasifikimit.

Një tjetër përballje zhvillohet të shtunën, nga ora 19:00, kur Prishtina do të jetë nikoqire e Besa Famgasit të Pejës. Pejanët kanë nisur mirë sezonin dhe aktualisht kryesojnë tabelën me gjashtë pikë nga tri ndeshje, ndërsa Prishtina synon të shfrytëzojë përparësinë e terrenit vendas për të marrë pikë.

Ndeshja e tretë e kësaj xhiroje zhvillohet të dielën, nga ora 16:00, mes Rahovecit dhe Deçanit. Rahovecasit do të kërkojnë pikët e para të sezonit, ndërsa Deçani synon të kthehet te rezultatet pozitive.

Pas tri xhirove të para, Besa Famgas prin me gjashtë pikë. Nga dy pikë kanë Kastrioti, Deçani, Vëllaznimi, Llapi dhe Prishtina, ndërsa Rahoveci ende nuk ka arritur të marrë pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat