Beqiri, delegat në ndeshjen e Ligës Evropiane

Hendboll

Beqiri, delegat në ndeshjen e Ligës Evropiane

Më: 25 nëntor 2026 Në ora: 12:34
Eshref Beqiri është mes gjyqtarëve

Eshref Beqiri është kujdesur për mbarëvajtjen e një tjetër ndeshjeje të kupave evropiane.

Të martën Beqiri ishte delegat i EHF-së në ndeshjen e xhiros së pestë të fazës grupore të Ligës së Evropës.

Në Preshov të Sllovakisë u përballën Tatrani dhe skuadra kroate, Sesvete.

Fitore me rezultat 30:28 shënoi ekipi kroat. Ndeshja i takoi Grupit D, ku Sesvete renditet e dyta, ndërsa Tatran Preshovi është në vendin e katërt.

Anëtari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Beqiri, po e ka vazhdimisht besimin e EHF-së për ndeshje evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat