Sot në Malishevë katër të shëruar dhe nëntë raste të reja me covid

Kosova

Sot në Malishevë katër të shëruar dhe nëntë raste të reja me covid

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 16:43
Malishevë

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë shëruar katër persona të prekur me covid-19.

Dhe janë regjistruar nëntë raste të reja. Këto të dhëna janë të konfirmuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Instituti Rajonal i Shëndetit Publik në Prizren dhe nga kontaktet me rastet në terren.

Nëntë rastet e reja janë nga këto vendbanime: 3 raste në Mleqan, 2 raste në Bubavec dhe nga 1 rast në Marali, Bellanicë, Carrallukë dhe Malishevë.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga fillimi i pandemisë deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 520 persona, prej tyre 416 janë shëruar, 32 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 72 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat