Demolohet ndriçimi publik dhe dekorimet festive në Pozheran

Kosova

Demolohet ndriçimi publik dhe dekorimet festive në Pozheran

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 16:43
Pozheran

Nga persona të panjohur është demoluar ndriçimi publik, si dhe dekorimet festive të vendosura ditë më parë në sheshin “Mejdi Korrani” në Pozheran.

Institucionet komunale të Vitisë, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike, kanë dënuar këtë akt të njerëzve të pandërgjegjshëm, të cilëve u pengon ndriçimi e po ashtu edhe dekorimet siç është bredhi, që për herë të parë, është vendosur të stoliset Pozherani institucionalisht.

Këto veprime, janë të papranueshme dhe nuk i kontribuojn stabilitetit, sidomos në periudhën e fundvitit e në prag të festave.

Për këtë veprim të njerëzve të pandërgjegjshëm, është njoftuar edhe stacioni policor në Viti, nga zyrtarët komunal të Drejtorisë së Shërbimeve Publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat