“Do t’ua tregoj vendin prapë”, për kë e ka fjalën Ramiz Lladrovci?

Kosova

“Do t’ua tregoj vendin prapë”, për kë e ka fjalën Ramiz Lladrovci?

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 13:31
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë me dije se anëtarë të PDK-së nuk po e përkrahin kandidaturën e tij të ardhshme për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet komunale të cilat pritet të mbahen vitin e ardhshëm.

Ai në një status në Facebook ka shkruar se po i bën me dije akterët e ish-akterët e PDK-së e të subjekteve tjera që për zgjedhjet lokale të bëhen gati për garë.

Ja postimi i Lladrovcit në Facebook:

Mësim për propagandën në prag të fushatës

Për këtë mandat, gjatë tri viteve të fundit, Grupit të asamblistëve të PDK-së, ia kam shtuar 9 asamblistë të partive tjera. Këto prurje i kam promovuar, normalisht, me respekt e pa propagandë çfarë e meritonin të ardhurit në grupin e Asamblistëve të PDK-së.

Përpos 9 asamblistëve të partive tjera, kam krijuar besim edhe te qytetarët duke sjellë qindra aderime të anëtarëve të rinj në PDK. Për fat të keq, kjo nuk i ka pëlqyer as disave në degën e PDK-së që nuk marrin vota as nga anëtarët e familjes në Drenas, as disa deputetëve të Parlamentit të Kosovës, e as njerëzve që morën vota në Drenas.

Për kuriozitet, për tre a katër vjet, nuk e kam hasur një rast të vetëm në Drenas që e ka sjellë kryesia e re apo kryesia e vjetër e PDK-së nga ndonjë parti tjetër në PDK. Para pak ditësh, kur kam bërë mesazhin inspirues për unitet rreth zgjedhjeve që na presin në Drenicë, në vend të përgëzimeve, tërthorazi filloi beteja e re kundër meje me humbës të përhershëm nga anëtari i kryesisë dhe personi që për tri vjet ndërroi disa subjekte politike, duke sharë PDK-në, kryetarin dhe ish kryetarin e saj. I bëj me dije akterët e ish akterët e PDK-së e të subjekteve tjera që për zgjedhjet lokale të bëhen gati për garë.

Disave ua kam treguar vendin në tri palë zgjedhje, disave që ju ka mbetur merak gara, do tua tregoj vendin prapë së bashku me qytetarin e Drenasit si sovran i votës. Fitorja ime, do të jetë fitore e qytetarëve sikur deri tash, këtë e kam dëshmuar dhe do ta dëshmoj sërish.

Ky është edhe mesazh për pretendentët politik: Lexoni mësimin për propagandën në rastin e marrjes së një asamblisti nga partitë tjera! Merrni me mend çfarë do të bënin për 9 asamblistë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat