Komuna e Vitisë dhe Shoqata "Vitia" në Gjenevë ndihmuan familjet skamnore për festat e fundvitit

Kosova

Komuna e Vitisë dhe Shoqata "Vitia" në Gjenevë ndihmuan familjet skamnore për festat e fundvitit

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 16:26
Komuna e Vitisë dhe Shoqata "Vitia" në Gjenevë ndihmuan familjet skamnore për festat e fundvitit

Komuna e Vitisë dhe Shoqata “Vitia” me seli në Gjenevë, me rastin e festave të fundvitit ka organizuar një aksion humanitar, me që rast ka ndihmuar shumë familje në nevojë të komunës së Vitisë.

Me këtë rast për nderë të festës së Vitit të Ri, komuna Vitisë ne bashkëpunim me Shoqatën "Vitia", kanë dhuruar 150 pako ushqimore. Gjithashtu edhe Qendra Tregtare "Emi cetnter" në Viti, ka dhuruar 25.pako ushqimore.

Pakot ushqimore i’u dorëzuan kryetarëve të këshillave të fshatrave, të cilët edhe do ti ndajnë në familjet në nevojë.

Kryetari i shoqatës “Vitia” Xhavit Islami, është shprehur se kjo ndihmë nuk është e para e as e fundit, ngase çdo vit kjo shoqatë ka ndihmuar familjet me gjendje më të rëndë ekonomike, si për festat e fundvitit, po ashtu edhe në prag të festave tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat