Brezovica ‘thërret’ skitarët/ “Ka mjaftueshëm borë për skijim”

Kosova

Brezovica ‘thërret’ skitarët/ “Ka mjaftueshëm borë për skijim”

Më: 2 janar 2021 Në ora: 08:54
Brezovica

Qendra e skijimit në Brezovicë është më e njohura dhe më e frekuentuara gjatë dimrit nga turistët vendorë dhe të huaj.

Këtë vit për shkak të situatës me pandeminë Covid-19 vizitat nuk kanë qenë të shumta.

Faqja sociale në Facebook ‘Brezovica’ ka njoftuar skitarët që kushtet janë plotësuar për skijim ngase ka rënë mjaftueshëm borë.

Kujtojmë, që udhëtimet në formë të organizuar me autobus nuk lejohen.

Policia e Kosovës ka shqiptuar gjoba për disa kompani që muajin e kaluar nuk respektuan këtë rregull.

Image
Brezovica

Fotografitë më poshtë janë bërë sot në Brezovicë dhe tregojnë gjendjen e stazës së skijimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat