Bulliqi vizitoi Qendrën e Shëndetit Mendor në Podujevë

Kosova

Bulliqi vizitoi Qendrën e Shëndetit Mendor në Podujevë

Më: 22 janar 2021 Në ora: 15:22
Bulliqi vizitoi Qendrën e Shëndetit Mendor në Podujevë

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka vizituar sot Qendrën e Shëndetit Mendor në Podujevë, ku është takuar me drejtorin regjional të Qendrës së Shëndetit Mendor në Prishtinë, Sami Rexhepi, me të cilin ka biseduar për format e bashkëpunimit me qëllim të rritjes së mbështetjes për këtë qendër.

Gjatë vizitës në Qendrën e Shëndetit Mendor, kryetari Bulliqi dhe drejtori Rexhepi biseduan për gjetjen e mundësive për trajtim institucional të personave me sëmundje mendore, veçmas për rastet, të cilat nuk kanë përkujdesje familjare.

Kryetari Bulliqi shprehi gatishmërinë e plotë të Komunës së Podujevës për t’i ofruar ndihmën e nevojshme Qendrës së Shëndetit Mendor në Podujevë (QSHM), për të qenë sa më efikase në kryerjen e vizitave dhe intervenimeve në teren.

Për këtë qëllim kryetari Bulliqi u zotua se kësaj qendre do t’ia japë në shfrytëzim një automjet adekuat për intervenime në teren, që është në pronësi të Komunës.

Gjatë vizitës në këtë qendër, ku ishin prezent edhe drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Egzona Mustafa dhe shefi i kabinetit të kryetarit, Bajram Ajeti, kryetari Bulliqi mori zotimin e drejtorit Rexhepi se do të angazhohet në transferimin e personave me gjendje më të rëndë, në qendrat përkatëse për trajtim adekuat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat