Si do të jetë moti gjatë fundjavës dhe javës së ardhshme?

Kosova

Si do të jetë moti gjatë fundjavës dhe javës së ardhshme?

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 07:10
Moti

Prishtina Weather ka parashikuar se në fundjavë do të ketë mot të ngrohtëm me diell dhe vranësira kalimtare, por pa të reshura. Ndërkohë, reshjet e shiut pritet të kthehen nga e hëna.

Ditën e diel, orëve të mbrëmjes një ciklon nga Italia veriore kalon në veri të rajonit, që mund të sjell të reshura kryesisht shiu në pjesët perëndimore të vendit, e të cilat gjatë ditës së hënë shtrihen edhe në pjesët tjera të vendit.  Reshjet vende-vende mund të jenë të intensitetit mesatar, me gjatë të shoqërohen edhe me ndonjë bubullimë.

Të martën dhe mërkurën mbetemi nën dominim të cikloneve që depërtojnë nga Italia, e mundësojnë mot më të paqëndrueshëm, me vransira, herë herë me mundësi edhe për reshje shiu.  Kohëpaskohe do të fryjnë edhe erëra kryesisht nga krahu jugor.  Masat e ngrohta ajrore mbajnë më tutje temperaturat mbi vlera mesatare.

Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet më gjatë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta edhe ditën e shtunë, mirëpo moti më dinamik që po parashihet në ditët e ardhshme, do të sjell qarkullim më të mirë ajror, ku do të mundësoj shpërndarjen e ndotësve ajror, e indeksi zbret edhe në vlera mesatare dhe të mjaftueshme, e ditën e hënë edhe në të mira.

6.02 – Më ngrohtë, kryesisht me diell, herë herë me vransira kalimtare.  Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull apo mjegullinë.

7.02 – Mot i butë, me vranisra dhe intervale me diell.  Më vonë në mbrëmje në perëndim të vendit priten reshje shiu.

8.02 – Kryesisht me vransira, pasdite edhe me erë.  Kohëpaskohe me reshje shiu, që vende-vende mund të jenë më intensive.

9.02 – Kryesisht me vransira, herë herë me reshje të dobëta shiu.

10.02 – Mbetet mot i butë, me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell gjatë ditës.  Mundësi për reshje lokale shiu, kryesisht në perëndim të vendit.

Temperaturat minimale lëvizin nga 3C deri në 6C, e maksimalet të shtunën rriten ndjeshëm në fundjavë deri në 16C, nga Dukagjini edhe afër 20C.  Nga e hëna temperaturat në rënie të lehtë deri në 12C.

Era do të fryj e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu jugor 2-7m/s, e nga e hëna me hove edhe deri në 12m/s.

Shtypja atmosferike në rënie të thellë nën vlera normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat