Rrihen mes veti teksa presin në emergjencë për t’u kontrolluar

Kosova

Rrihen mes veti teksa presin në emergjencë për t’u kontrolluar

Më: 4 mars 2021 Në ora: 11:34
QKMF në Podujevë

Në Policinë e Kosovës në Podujevë është raportuar se shtatë të dyshuar, meshkuj, derisa ishin duke pritur radhazi për t’u kontrolluar në emergjencën e Podujevës, si pasojë e një mosmarrëveshjeje janë rrahur mes veti, ku katër prej tyre janë shoqëruar në polici ndërsa tre të tjerët kanë pësuar lëndime trupore.

Bëhet e ditur se dy prej tyre janë duke u trajtuar në QKMF-në e këtij qyteti, ndërsa personi tjetër është dërguar në QKUK.

Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat