Tri qytetet që vizitohen më së shumti në Kosovë

Kosova

Tri qytetet që vizitohen më së shumti në Kosovë

Më: 5 mars 2021 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e hotelerisë në Kosovë për tremujorin e katërt të vitit 2020.

Në raport thuhet se numri i vizitorëve gjatë vitit 2020 në Kosovë ishte 51 885. Prej tyre 43.33% ishin vendorë dhe 56.67% ishin të jashtëm. Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 89 116, prej tyre 41.35% nga vendorët dhe 58.65% nga të huajt.

Sipas ASK-së, në tremujorin e katërt të vitit 2020, pjesë e anketës ishin 206 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.

“Numrin më të madh të vizitorëve dhe të net-qëndrimeve të tyre e ka Rajoni i Prishtinës me 20 689 vizitorë dhe 38 438 net-qëndrime. Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë, e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Shqipëria, Zvicra, Gjermania, etj. Këtij publikimi i është bashkangjitur edhe një shtojcë e veçantë, që përmban të dhëna nga Policia e Kosovës, lidhur me numrin i vizitorëve të huaj sipas pikë-kalimeve kufitare gjatë vitit 2017 – 2020”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat