1 i shëruar dhe 3 raste të reja me Covid-19 sot në Malishevë

Kosova

1 i shëruar dhe 3 raste të reja me Covid-19 sot në Malishevë

Më: 5 mars 2021 Në ora: 16:13
Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 1 person është shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 3 raste të reja.

Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK-së dhe IRSHP në Prizren, në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës, si dhe në komunikim me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 825 raste, prej tyre 750 janë shëruar, 47 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 28 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat