QIKA organizon aksion simbolik për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas

Kosova

QIKA organizon aksion simbolik për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas

Më: 8 mars 2021 Në ora: 05:59
Ilustrim

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA) organizon aksion simbolik për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.  

QIKA thekson se nga kriza që solli pandemia Covid-19 gratë pësuan dukshëm më shumë në të gjitha rrafshet.

Të dhënat në nivel global tregojnë se një numër i madh i grave kanë humbur vendet e punës, një pjesë tjetër e tyre kanë qenë viktima të dhunës në familje si dhe shumica e grave u ballafaquan me ngarkesa të mëdha me punët e shtëpisë të cilët padrejtësisht shihen si “punë të grave”.  

''Aksioni jonë protestues ka për qëllim të vë në pah kohën, përkushtimin dhe mundin që shpenzojnë gratë në mirëmbajtjen e shtëpisë dhe kujdesin ndaj të tjerëve, si dhe të kundërshtojë këtë formë të padrejtë të ndarjes së punëve brenda shtëpisë'', thekson QIKA.  

Menjëherë pas realizimit të aksionit, QIKA mbanë konferencë për media ku edhe do të prezantohet qëndrimi jonë karshi kësaj çështjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat