Deri të dielën do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell

Kosova

Deri të dielën do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell

Më: 12 mars 2021 Në ora: 06:03
Ilustrim

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se deri të dielën vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këto kushte meteorologjike sipas IHK-se do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Ndonëse në ditët vijuese parashihet rënie graduale të vlerave barike, por që temperaturat minimale mbeten të ulëta.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike mbeten relativisht të mira, përveç mëngjesit të së premtes ku ekziston rreziku që për shkak të ngricave të dëmtohen disa pemë të cilat ditë më parë kishin lulëzuar!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat