INDEP publikon punimin për monitorimin e zbatimit të Ligjit të Rimëkëmbjes

Kosova

INDEP publikon punimin për monitorimin e zbatimit të Ligjit të Rimëkëmbjes

Më: 26 mars 2021 Në ora: 06:02
Arkiv

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizon konferencën për medie "Hapat e parë të Monitorimit të Zbatimit të Ligjit të Rimëkëmbjes".  

Konferenca “Hapat e Parë të Monitorimit të Zbatimit të Ligjit të Rimëkëmbjes" do të mbahet nga Dardan Abazi, Drejtor i Programit në INDEP, dhe si znj. Kaltrina Rexha, Asistente Hulumtuese. INDEP-i përmes kësaj Konference do të paraqesë rezultatin e monitorimit të deritanishëm  të zbatimit të masave të parapara me këtë ligj.

Gjithashtu, INDEP do të prezantojë më në detaje punën prapa 4 Buletineve të publikuara si rezultat i monitorimit të zbatimit të këtij ligji, do të publikojë gjithashtu Buletinin e 5-të, si dhe do të publikojë Punimin "Rimëkëmbja ekonomike dhe ndërtimi i bashkëpunimit ndërinstitucional".

Konferenca organizohet në kuadër të projektit “Baromentri i Rimëkëmbjes – për transparencë dhe llogaridhënie”,  mbështetur nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) dhe implemetuar nga Instituti per Politika Zhvillimore (INDEP).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat