Skënderaj përkrah 1 mijë familje me pako ushqimore dhe bizneset që janë prekur nga masat anti-Covid

Kosova

Skënderaj përkrah 1 mijë familje me pako ushqimore dhe bizneset që janë prekur nga masat anti-Covid

Më: 13 prill 2021 Në ora: 19:42
Kuvendi komunal

Kreu i Skënderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se sot kanë mbajtur mbledhjen e radhës të Shtabit Emergjent, në të cilën me propozimin e tij kanë vendosur unanimisht që të përkrahin 1000 familje në nevojë me pako ushqimore si dhe bizneset e komunës sonë që janë prekur më shumë nga pandemia COVID-19.

Pakoja përkrahëse për bizneset parasheh:

1. Lirim nga pagesa për transportuesit e udhëtarëve, autobusët që hyjnë në stacionin e autobusëve, deri në një vendim tjetër;

2. Lirim nga pagesa për shfrytëzimin e terracave nga gastronomët, deri me 31.12.2021.

3. Ashtu si vitin e kaluar  edhe këtë vit nuk do të aplikojmë taksen në biznes, duke përjashtuar Postën, KEDS-in, Bankat, institucionet mikrofinanciare si dhe kompanitë e sigurimeve;

4. Po ashtu do të afrojmë sipas mundësive hapësira operimi pa pagesë për OJQ-të lokale.

Këto masa mbështetëse do të hyjnë në fuqi dhe do të fillojnë të zbatohen pas miratimit edhe nga Kuvendi Komunal në seancën e këtij muaji.

Na priftë e mbara!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat