Nënkryetarja Lahu mori pjesë në takimin me ministrat Vitia dhe Krasniqi, për masat anti-COVID

Kosova

Nënkryetarja Lahu mori pjesë në takimin me ministrat Vitia dhe Krasniqi, për masat anti-COVID

Më: 15 prill 2021 Në ora: 15:43
Marigona Lahu

Nënkryetarja e Komunës së Podujevës, Marigona Lahu, sot mori pjesë në takimin online të kryetarëve të komunave me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, lidhur me gjendjen me pandeminë dhe masat e fundit të Qeverisë së Kosovës kundër Covid-19.

Në takimin e organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, nënkryetarja Lahu raportoi për gjendjen me pandeminë COVID-19 dhe zbatimin e masave mbrojtëse në Komunën e Podujevës, në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës, të 5 prillit të këtij viti.

“Përkundër faktit që masat e fundit anti-COVID kanë dëmtuar sektorë të ndryshëm të ekonomisë, në këtë rast më shumë janë të prekura bizneset e hotelerisë dhe gastronomisë, ne do të respektojmë masat sipas rekomandimeve të IKSHPK, sepse mbrojtja e shëndetit të qytetarëve duhet të jetë prioritet i të gjithëve”, tha nënkryetarja Lahu.

Më tej nënkryetarja Lahu tha se “ne si Komunë shprehim gatishmërinë e plotë për bashkëpunim dhe koordinim të plotë të aktiviteteve me institucionet qendrore në zbatimin e masave kundër pandemisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat