Haradinaj nderon me medalje familjen Fazliu

Kosova

Haradinaj nderon me medalje familjen Fazliu

Nga: A.SH Më: 20 prill 2021 Në ora: 16:51
Foto nga takimi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ndarë medaljen “Me besim në Zot, atdhe e shtet” për familjen Fazliu nga llausha e Podujevës.

Ai tha se kjo është një familje me traditë atdhetare liridashëse, e cila kontribuoi për Atdheun në të gjitha fazat historike të përpjekjeve për liri.

Postimi në Facebook:

Familja Fazliu nga Llausha e Besianës, me traditë atdhetare liridashëse, kontribuoi për Atdheun në të gjitha fazat historike të përpjekjeve për liri.

Afrimi ishte prej udhëheqësve kryesorë të lëvizjes për liri, deri në rënien e tij heroike në nëntor të vitit 1989. Vëllai tjetër Bahriu, intelektual, vizionar e luftëtar lirie, ra heroikisht në përballje me armikun në majin e vitit 1998.

Vëllai i dy Heronjve, Fadil Fazliu, ishte tërë kohën përkrah aktivitetit kombëtar, bashkë me vëllezërit e tij, duke vazhduar edhe pas çlirimit kontributin në ndërtimin e vendit.

Sot me respektin më të madh, Fadilit i kam ndarë medaljen "ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET" për kontribut të jashtzakonshëm në çështjen kombëtare.

RH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat