Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Kosova

Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Më: 5 maj 2021 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot, rreth orës 09:40 në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, pas një pune intensive të stafit, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.

“Zyrtarët korrektues gjatë kontrollimit të shëtitores së qendrës kanë vërejtur se në traun e shtyllës se metalit kishte të fshehur një pako të cigareve, në të cilën ishte fshehur një telefon i tipit “Nokia” dhe një kabllo për mbushjen e telefonit.

Lidhur me rastin janë njoftuar policia e Kosovës, të cilët kanë bërë konfiskimin e telefonit dhe kanë filluar hetimet se si ka ardhur deri te tentimi i futjes së kontrabandës brenda perimetrit të qendrës”, thuhet në njoftim.

Shërbimi Korrektues i Kosovës thekson se mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat