Lladrovci përkujton Betejën e Llapushnikut: Vendbetejë e qëndresës dhe heroizmit të rrallë

Kosova

Lladrovci përkujton Betejën e Llapushnikut: Vendbetejë e qëndresës dhe heroizmit të rrallë

Më: 9 maj 2021 Në ora: 18:22
Ramiz Lladrovci

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se Beteja e Grykës së Llapushnikut hyri në agjendën çlirimtare si vendbetejë e qëndresës së lavdishme dhe heroizmit të rrallë.

Kryetari Lladrovci në një shkrim në ‘Facebook’ ka theksuar se UÇK në ditën e Evropës, në Llapushnik ia konfirmoi se djemtë e vajzat e kombit e duan lirinë e Kosovës më shumë se jetën e vet.

Shkrimi i plotë i tij:

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në Ditën e Evropës, ia konfirmonte asaj në Llapushnik se djemt e vajzat më të mira të kombit e duan lirinë e Kosovës më shumë se jetën e vet. Beteja e Grykës së Llapushnikut nga UÇK, hyri në agjendën çlirimtare si vendbetejë e qëndresës së lavdishme dhe heroizmit të rrallë, andaj mbetet përgjithmonë e paharrueshme. Lavdi, heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë. Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat