​Dy aktivitete para kishës në kampusin e UP-së, kundërpërgjigje për liturgjinë serbe

Kosova

​Dy aktivitete para kishës në kampusin e UP-së, kundërpërgjigje për liturgjinë serbe

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 07:35
Ilustrim

Parlamenti Studentor i UP-së “Hasan Prishtina”, si dhe Partia Socialdemokrate do të mbajnë sot aktivitete para objektit të Kishës Ortodokse serbe.

Kjo si kundërpërgjigje ndaj riteve fetare të mbajtura në objektin ilegal brenda hapësirave të Universitetit.

“Partia Socialdemokrate mban aktivitet. (Pranë Rektoratit të UP-së, Prishtinë, ora 09:30)”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

“Aktiviteti do të mbahet më datë 11.06.2021, ora 11:00, para objektit të Kishës Ortodokse serbe”, thuhet në njoftim e Parlamentit Studentor.

Kujtojmë se pas liturgjisë serbe ka pasur reagime të shumta. Reagoi edhe Qeveria e cila tha se nuk kanë qenë të njoftuar për këtë aktivitet, të cilin e quajti politik.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku përmes një statusi në Facebook, ka thënë se Policia e Kosovës nuk ka qenë e njoftuar paraprakisht për mbajtjen e këtij aktiviteti dhe kjo përbën shkelje të rregullave të sigurisë publike në Kosovë.

Po ashtu Çeku ka thënë se liria e veprimtarisë fetare është e garantuar me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, dhe ajo mbrohet me të gjitha mekanizmat institucional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat