Gashi mirëpriti në vizitë ministrin Aliu

Kosova

Gashi mirëpriti në vizitë ministrin Aliu

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 22:24
Pamje nga vizita

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka mirëpritur sot në një vizitë, ministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z.Liburn Aliu, ku fillimisht i ka uruar suksese në punën dhe përgjegjësin si ministër i Mjedisit, njëkohësisht e njoftoj për zhvillimin e projekteve në qytetin e Obiliqit në theks të veçantë ato të cilat ndërlidhen me mjedisit në krijimin e zonave të gjelbërta.

Në këtë takim, u diskutua për projektet e përbashkëta mes ministrisë, komunës dhe KEK-ut, për deponinë e mbeturinave në Mirash, dekomisionimin e zonës jofunksionale përreth termocentralit Kosova A, për projektin e parkut multinacional me Bankën Botërore.

Nga ana e ministrit Aliu, u njoftuan për rrjedhën e proceseve në ministrin gjegjëse, në veçanti për Planin Zhvillimor Komunal të Obiliqit për fazat dhe procedimin e mëtutjeshëm.

Kryetari Gashi së bashku me ministrin Aliu, kanë vizituar deponinë e mbeturinave në Mirash, për të vazhduar në fshatin Hade ku takuan banorët e këtij fshati ku së bashku me banorët u shprehen shqetësimet rreth shpronësimit të Hades, çështjes së punësimit e cila rrjedh nga Ligji për Obiliqin, gjithashtu vizituan lokalitetin e Hades se Re ku më herët TERMOKOS në bashkëpunim me kompanitë konsulente kanë bërë një studim të fizibilitet për vendosjen e një sistemi të ri të ngrohjes duke i përfshirë edhe sistemet solare pa dijenin e komunës së Obiliqit, ndër tjerash kryetari Gashi ka theksuar se: “kjo situatë është e papranueshme prej nesh sepse komuna e Obiliqit e ka të nevojshme të përcaktoj edhe lokalitete të tjera për zhvendosjen e qytetarëve për shkak të zhvillimeve minerare dhe jo të shpronësuarit të shpronësohen përsëri për interesat e të tjerëve.”

Kryetari Gashi ka falënderuar ministrin Aliu për kohën që ndau me qëllim që të informohet me problematikat e kahmotshme që i ka komuna e Obiliqit si dhe u zotuan se të gjitha proceset që ndërlidhen me komunën e Obiliqit, MMPHI-në dhe KEK-un të këtë një bashkëpunim trepalësh në mënyrë që të ofrohet zgjidhje më të mirë të mundshme gjithashtu u dakorduan që të këtë vizita nga ana e ministri në vazhdimësi për trajtimin e  këryre problemeve.

Image
Pamje nga vizita
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat