Gjendet mjet shpërthyes pranë hekurudhës në Fushë Kosovë, FSK e KFOR e deminojnë në mënyrë të sigurt

Kosova

Gjendet mjet shpërthyes pranë hekurudhës në Fushë Kosovë, FSK e KFOR e deminojnë në mënyrë të sigurt

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 12:08
Foto ilustrim

Mesditën e së martës që e lëmë pas, një banor i fshatit Miradi të Fushë Kosovës, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

I njëjti këtë mjet e pa pranë hekurudhës së asaj zone, ndërsa për rastin lajmëroi menjëherë autoritetet policore.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, njësitet FSK-së dhe KFOR-it për deminimin, dolën në vendngjarje dhe bënë tërheqjen e mjetit të dyshuar,

E gjithë kjo procedurë u zhvillua në mënyrë të sigurt dhe pa pasoja në njerëz apo materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat