Si e sheh syri i një pensionisti problemin e papunësisë në Kosovë?

Kosova

Si e sheh syri i një pensionisti problemin e papunësisë në Kosovë?

Nga: Adem Bytyçi Më: 11 gusht 2021 Në ora: 14:11
Adem Bytyçi

Si pensionist kam mjaft kohë dhe po përcjelli me shumë vëmendje debatet televizive: Flitet çka s’flitet, por askush nuk flet për inaugurimin e ndonjë fabrike, për ndonjë investim të jashtëm që ka të bëjë me reduktimin e ushtrisë së të papunëve, numri i të cilëve përfshin gati gjysmën e popullsisë.

Sa për rritjen e pensioneve të pensionistëve as që bëhet fjalë, gati nga paslufta, pozita materiale tepër e dobët e pensionistëve është neglizhuar.

Ne, ashtu-kështu shkuam, por na dhemb shpirti për të rinjtë, të cilët me diploma fakultetesh dhe tituj bachelor sorallatën me diploma nën sqetull poshtë e lartë për të gjetur një vend pune, por të shkretit e kanë të pamundur.

Ky është një realitet i hidhur për të rinjtë tanë, fundin e secilit nuk e dinë askush ...dhe as ata që po i turrën posteve të pushtetit për interesa të xhepave të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat