Ymeri: Vështirë të gjendet kandidat që s’është anëtar i ndonjë partie

Kosova

Ymeri: Vështirë të gjendet kandidat që s’është anëtar i ndonjë partie

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 00:42
Bajrush Ymeri

Kryetari i Degës së LDK-së, Bajrush Ymeri, ka konfirmuar se në muajin korrik kanë zhvilluar takim me përfaqësuesit e të gjitha partive politike shqiptare në Novobërdë.

“E kemi parë që të ndarë në vitin 2021 dhe 2017 kemi garuar dhe nuk kemi mundur të fitojmë. Numerikisht jemi më pak si votues shqiptarë dhe ne kemi dalë me katër kandidatë dhe i kemi kontribuuar humbjes. Këtë herë kemi dashtë që të dalim bashkë”, është shprehur Ymeri.

Ai ka thënë se iniciativa ka qenë e Lëvizjes Vetëvendosje që partitë shqiptare të dalin me një kandidat.

Ymeri është shprehur se ashtu siç janë pajtuar që të gjendet kandidat nga shoqëria civile, është vështirë të gjendet në komunën e Novobërdës.

“Kam pranuar këtë për hir të unitetit. Kam udhëheq në dy mandate me atë komunë dhe dy mandate jam në pozitën e nënkryetarit. Me dëshirë nuk do të kandidoja fare por e kemi si e kemi situatën. Pas dy ditë situata ndryshoi dhe LVV tha se nuk përkrahin kandidat që është kryetar i degës së partisë”.

“Jemi pajtuar për kandidatin nga shoqëria civile. Edhe sot nuk dimë emrin se kush është ai person që do ta marrë përsipër këtë barrë të rëndë. Përfaqësues që nuk është i ndonjë subjekti politik është vështirë të gjendet në komunën tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat