Lladrovci: Në fshatra të Drenasit gjeta entuziazmin për fitoren tonë

Kosova

Lladrovci: Në fshatra të Drenasit gjeta entuziazmin për fitoren tonë

Nga: A.SH Më: 10 tetor 2021 Në ora: 19:50
Foto nga takimi

Kandidati i PDK pë Drenas, Ramiz Lladrovci, ka marrë mbështetje nga fshatrat në Drenas që siç i quan ai bastione të pëhershme të PDK.

Ai thotë se atje gjeta entuziazmin për fitoren tonë, fitoren e pandalshme të PDK-së.

Postimi ne Faebook:

Llapushniku, Komorani, Sankoci, bastionet e përhershme të PDK-së, me kandidatet për asamble, Blerina Gashi dhe Egzona Jetullahu Gjoshi, vura në dukje ecurinë e pushtetit lokal për katër vite. Këtu gjeta entuziazmin për fitoren tonë, fitoren e pandalshme të PDK-së.

Po ashtu, ceka se nëse dini apo nëse njihni një kryetar që ka punuar dhe punon më shumë, ma thoni.

Por, thash në takime, ashtu sikur deri tash, edhe në të ardhmen, e njoh vetëm ligjin. Tash sporte të rënda nuk ka, ato i kemi kryer moti, tash është në rend të parë zbatimi i ligjit, të gjithë të barabartë para ligjit, për të fuqizuar pushtetin lokal në shërbim të qytetarit.

Një shembull e theksova, kur e kam marrë qeverisjen, oborret e shkollave në tërë komunën ishin pa rrethoja, tashmë, të gjitha rrethojat janë hequr nga rendi i ditës, janë hequr nga rendi i ditës edhe laboratorët, kabinetet, kompjuterët, kamerat, terrenet sportive, sepse të gjitha shkollat i kanë.

Tash kemi më shumë mundësi të investojmë në cilësi të arsimit, garat për dije, aspektet kulturore në shkolla apo edhe do të kemi më shumë mundësi të kujdesemi për ambientin në oborret e shkollave.

Pra, ne nuk do të kënaqemi me këto që i kemi arritur, të jemi komuna me qeverisjen më të mirë, ne do të bëjmë edhe më shumë në mandatin tjetër, sepse, shumicën e sfidave, i zgjodhëm. Bashkë, vazhdojmë me suksese.

Bashkë për Drenasin!

#PDK 177

Rami Lladrovci

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat