Kryetari Bulliqi nënshkruan vendimin për kompenzimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore në bujqësi

Kosova

Kryetari Bulliqi nënshkruan vendimin për kompenzimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore në bujqësi

Nga: A.SH Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 14:29
Shpejtim Bulliqi

Kryetari aktual Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për kompenzimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore në bujqësi.

Ai po ashtu ka njoftuar se pagesat në llogaritë bankare të fermerëve do të ekzekutohen gjatë javës së ardhshme.

Postimi në Facebook:

Sot kam nënshkruar vendimin për kompenzimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore në bujqësi. Në bazë të buxhetit komunal që kemi në dispozicion, përkatësisht shuma prej 76 mijë e 350 euro do t’i kompenzojmë 188 fermerët që kanë pësuar nga vërshimet dhe fatkeqësitë tjera natyrore.

Gjatë javes së ardhshme do të ekzekutohen pagesat në llogaritë bankare të fermerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat