Kurti: S’kam takuar llapjan më të lidhur me çdo frymëmarrje të Podujevës sesa Bulliqi

Kosova

Kurti: S’kam takuar llapjan më të lidhur me çdo frymëmarrje të Podujevës sesa Bulliqi

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 23:26
Shpejtim Bulliqi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, fjalë të mira ka për kandidatin për kryetar të komunës së Podujevës nga partia e tij, Shpejtim Bulliqin.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë që Bulliqi është “besnik i bindur ndaj interesave të qytetarëve të Podujevës”.

“Shpejtimi është fitorja e parë e këtij cikli të fitoreve të VETËVENDOSJE!-s. 29 nëntori 2020 e shpejtoi 14 shkurtin 2021. Ai e përhapi shpresën në tërë Kosovën dhe është sihariqi i parë i një ndryshimi gjithëpopullor. Por edhe më herët, ai i qëndroi besnik profesionit të tij, atdheut tonë në çdo cep dhe tash besnik i bindur ndaj interesave të qytetarëve të Podujevës”.

“Për vetëm dhjetë muaj qeverisje ndërtoi tri qendra të mjekësisë familjare, çerdhen e dytë publike nga kursimet e ndryshme buxhetore, rrjetin 160 km të ndriçimit publik në lagje të qytetit dhe në fshatra, funksionalizoi laboratore të lëndëve kimi, biologji e fizikë dhe furnizoi 25 shkolla me kabinete të informatikës. Nuk kam takuar llapjan më të lidhur me çdo frymëmarrje të Podujevës sesa Prof. Shpejtimi. Është pak të thuhet që ai e njeh çdo lagje. Ai e din secilën rrugë e rrugicë, shtëpi e institucion. Ai nuk ka ecur asnjëherë indiferent në këtë qytet. Nga aty ka mësuar ta dojë e t’i shërbejë Kosovës. Gjithë këtë njohje të tij do ta shndërrojë në zgjidhjen më të bukur e më të jetueshme për fshatrat dhe qytetin e Podujevës”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat