13 pacientë me COVID-19 dhe 28 post COVID po trajtohen në SHSKUK

Kosova

13 pacientë me COVID-19 dhe 28 post COVID po trajtohen në SHSKUK

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Bazuar në raportet e pranuara nga klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme në trajtim spitalor janë 41 pacientë, 13 pacientë me COVID-19 dhe 28 të tjerë post COVID.

Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë, përderisa në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive ka dy pacientë.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-COVID, sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 4 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 25 pacientë post-COVID-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë

Spitali i Pejës, 3 pacientë

Spitali i Gjakovës, 6 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat