Kryetari Haliti priti në takim klerikët fetar

Kosova

Kryetari Haliti priti në takim klerikët fetar

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 11:21
Pamje nga takimi

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim përfaqësuesit e komuniteteve fetare myslimane, katolike dhe ortodokse të kësaj komune. Me këtë rast ai ka falënderuar ata për bashkëpunimin e mirë me komunën tonë në interes të qytetarëve vitias te të gjitha komuniteteve fetare dhe nacionale duke folur edhe për rëndësinë që kanë ata në shoqëri.

“Ju jeni një hallkë e rëndësishme në shoqëri, bashkërisht me ju do të jemi në shërbim të qytetarëve pa dallime” u shpreh kryetari Haliti. Ai gjithashtu ju urojë festat e fund vitit komuniteteve në fjalë.

Ndërkaq në emër të komuniteteve fetare kanë folur, Husamedin Hoxha, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Viti, Dom Jeton Thaçi, përfaqësues i kishës katolike në Viti, dhe Branislav Denic, përfaqësues i Kishës Ortodokse.

Klerikët fetar e uruan kryetarin Haliti për mandatin e ri, duke potencuar se ata do të bashkëpunojnë me komunën e Vitisë, në aktivitetet e ndryshme që kanë për qëllim mirëqenien e qytetarëve dhe komuniteteve fetare duke ruajtur edhe bashkëpunimin e mirë ndërfetarë në Viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat