SEDC ndan bursa për vajza dhe gra nga kategori të ndryshme për të mbështetur shkathtësitë digjitale

Kosova

SEDC ndan bursa për vajza dhe gra nga kategori të ndryshme për të mbështetur shkathtësitë digjitale

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 12:48
Ilustrim

hap thirrjen për të gjitha gratë dhe vajzat e interesuara nga kategoritë e cenueshme që duan të përmirësojnë aftësitë e tyre digjitale përmes programit të subvencionuar (akademisë) për marketing digjital.

Programi para së gjithash është i dedikuar për vajzat dhe gratë e papuna deri në 29 vjeç, ndërsa përparësi do të kenë aplikimet e kandidatëve që jetojnë jashtë Shkupit.

Akademia do të zgjasë katër muaj dhe do të jetë tërësisht online. Seavus Qendra për Edukim dhe Zhvillim mbulon 80% të totalit të shkollimit. Pjesën tjetër të shkollimit në vlerë prej 270 euro (në kundërvlerë në denarë) pjesëmarrësit do të kenë mundësi ta paguajnë me këste jo më vonë se 1 dhjetor 2022.

Mësimi do të zhvillohet në gjuhën maqedonase.

Nëse dëshironi të jeni pjesë e këtij programi, plotësoni aplikacionin në linkun e mëposhtëm, pas së cilës do të kontaktoheni nga SEDC.

Thirrja do të jetë e hapur më së voni deri më 13 dhjetor 2021, ndërsa për të gjitha informatat shtesë mund të kontaktoni në adresën e mëposhtme të emailit [email protected] ose në numrin e telefonit 075 334 547.

Seavus Qendra për Edukim dhe Zhvillim është një qendër trajnimi lider e specializuar në IT në Maqedoni dhe rajon, e specializuar në programe akademike dhe trajnime në fushën e teknologjisë informative, dizajnit dhe menaxhimit të biznesit. Nëpërmjet programeve të SEDC, rreth 500 kandidatë trajnohen çdo vit, duke përvetësuar aftësi dhe kompetenca të reja për përfundimin dhe plotësimin e arsimimit apo rikualifikimit të tyre.

RECONOMY është një program rajonal i zhvillimit ekonomik të gjelbër dhe gjithëpërfshirës i Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (Sida), i zbatuar nga “HELVETAS Swiss Intercooperation” në partneritet me “Impact Fondacionin” dhe organizata të tjera nga vendet e Partneritetit Lindor dhe Ballkanin Perëndimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat