​ShSKUK: 9 pacientë të konfirmuar me COVID-19 në trajtim mjekësor

Kosova

​ShSKUK: 9 pacientë të konfirmuar me COVID-19 në trajtim mjekësor

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 09:11
QKUK

Nga raportimet e klinikave COVID-19 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, rezulton se në trajtim mjekësor nga COVID-19 janë 38 pacientë, prej tyre 9 të konfirmuar me koronavirus dhe 29 pacientë të tjerë që kanë kaluar virusin.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 11 janë me oksgjeno terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive është 1 pacient me maskë oksigjeni.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 6 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 1 pacient me maskë oksgjeni

Spitali i Gjakovës, 3 pacientë

Spitali i Pejës, 3 pacientë

Spitali i Gjilanit, 3 pacientë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat