Lladrovci në Gjermani takon biznesmenin që ka punësuar rreth 50 qytetarë të Drenasit

Kosova

Lladrovci në Gjermani takon biznesmenin që ka punësuar rreth 50 qytetarë të Drenasit

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 10:51
Lladrovci po qëndron për vizitë në Gjermani

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci po qëndron për vizitë në Gjermani. Ai këtë herë ka takuar Hektor Beqirin, pronarin e BELFOX Torautomatik GmbH, në Kalbach.

Lladrovci tha se kompania e Hektorit është shembull i suksesit të shqiptarëve, si kompania e dytë në Evropë për prodhimin e dyerve automatike.

Postimi i Lladrovcit:

Vizita në BELFOX Torautomatik GmbH, në Kalbach të Gjermanisë, më la përshtypje të jashtëzakonshme për arritjet e kësaj kompanie, pronë e mikut tim, z. Hektor Beqiri. Kompania është shembull i suksesit të shqiptarëve, si kompania e dytë në Evropë për prodhimin e dyerve automatike.

Automatizmi dhe perfeksioni që me krenari e bart shkrimin “Made in Germany”, janë për çdo lëvdatë. Familja Beqiri, por edhe të gjithë ne, miqtë e familjes, jemi krenar me të arriturat, punën dhe prodhimet e kompanisë BELFOX.

Z. Beqiri është ndërmarrës i njohur, ka të punësuar rreth 50 qytetarë të Drenasit në kompaninë Arbotec dhe është duke e shqyrtuar mundësinë e investimeve për linja prodhimi në komunën tonë, me mbishkrimin “Made in Kosova”. Ju priftë e mbara, miku im Hektor!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat