Në Kosovë 314 raste aktive me COVID-19

Kosova

Në Kosovë 314 raste aktive me COVID-19

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 07:16
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar në të dhënat e fundit se 314 persona vazhdojnë të jenë të infektuar me koronavirus në Kosovë.

Kurse në 24 orët e fundit u regjistruan 11 raste pozitive dhe po kaq persona u shëruan nga virusi vdekjeprurës.

Ndërsa janë kryer 1 mijë e 985 testime dhe nuk ka pasur asnjë viktimë.

Derisa me dozën e dytë janë vaksinuar 774 mijë e 547 qytetarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat