Gripi sezonal, Podujeva ndër Komunat me më së shumti raste

Kosova

Gripi sezonal, Podujeva ndër Komunat me më së shumti raste

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

Brenda dy muajve, mbi 15 mijë persona janë prekur nga gripi sezonal në Kosovë.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) deri më 17 dhjetor, nga 15,786 raste me grip, 2,498 janë cilësuar si infeksione respiratore akute dhe 69 me infeksion të rëndë respirator akut.

Gripi sezonal është një infeksion akut viral, i cili përcillet direkt nga një person i sëmurë te tjetri përmes stërpikave gjatë kollitjes ose teshtitjes.

Sipas zyrtarëve të IKSHPK-së, gripi sezonal nuk e ka arritur ende pragun epidemik, porse vërehet intensitet i shtuar i rasteve.

Numri më i madh i personave të prekur u takon moshave 15 deri në 29 vjeç, pasuar nga fëmijët e moshës 5 deri në 14 vjeç.

Prishtina prin me numrin më të madh të rasteve, pastaj Fushë Kosova, Podujeva e Lipjani.

Infektologu Hamdi Ramadani ka thënë se ky grip mund të jetë edhe kërcënues për jetën, sidomos te personat me sëmundje kronike. Ai shton se këta persona duhet ta marrin vaksinën kundër gripit sezonal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat