Vrasja në Llaushë, zëvendësministrja e Drejtësisë fton në takim Grupin Kundër Dhunës në Familje

Kosova

Vrasja në Llaushë, zëvendësministrja e Drejtësisë fton në takim Grupin Kundër Dhunës në Familje

Më: 6 janar 2022 Në ora: 23:33
Zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala, ka reaguar pas rastit ku një burrë nga Llausha e Skenderajt e ka vrarë gruan e tij.

Shala tha se shqetësuese janë informatat e para, që sipas saj, po japin shenja për dështim të zyrtarëve policorë e mbrojtësve të viktimave për të garantuar të drejtën në jetë.

Shala, e cila është edhe koordinatore nacionale kundër dhunës në familje, ka bërë të ditur se ka ftuar në takim Grupin Koordinues Ndërministror Kundër Dhunës në Familje.

“Është e domosdoshme që secili institucion vendor të mbështesim me vepra qëndrimin kundër dhunës dhe të sigurohet që kjo mendësi do të zbatohet nga secili zyrtar në institucionin e tyre”, është shprehur Shala në llogarinë e saj në Facebook.

Më tej, ajo u ka bërë thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse kundër dhunës në familje dhe asaj në bazë gjinore, që të reflektojnë mbi rastin e vrasjes që ka ndodhur dje.

“U bëj thirrje të gjithë përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse kundër dhunës në familje e asaj në bazë gjinore të reflektojnë mbi këtë rast makabër dhe të sigurohen që vajzave e grave në vorbullën e dhunës gjithmonë t’u ofrojë ndihmë e rrugëdalje dhe t’i garantojmë kujdesin e duhur institucional”, ka shkruar Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat