Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i gjenë disa persona të humbur në Brezovicë

Kosova

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i gjenë disa persona të humbur në Brezovicë

Më: 13 janar 2022 Në ora: 06:02
Grup i skibjeshkatarëve

Një grup i skibjeshkatarëve sot kishin humbur në një mjegull dhe stuhi në afërsi të qendrës skitare “Brezovica”.

Kjo u bë e ditur nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ku thuhet se ata kishin pranur një telefonat nga personat në fjalë në orën 17:35, dhe se menjëherë e kishin filluar kërkimin, ku në ora 22:00 i kishin gjetur skitarët.

“Me një kordinim të shpejtë arrihet organizimi dhe fillimi i operacionit pas një kohë shumë të shkurtë. Anëtarët:Bardhosh Morina, Donat Hoti dhe dy bjeshkatar lokal nga Komuna e Shtërpcës Nikola Grbic, Sinisa Cumpalovic pajisjen dhe nisen në drejtim të kordinatave të dërguara”.

“Në orën 19:40 arrihet në zonën e incidentit dhe për shkak të kushteve të rënduara dhe dukshmërisë nuk mundën të takohen, por vetëm dëgjojnë zërin e njëri tjetrit. Në orën 20:40 pas një ngjitjeje dhe orientimi në kushte extreme arrihet me shumë vështirësi gjetja dhe shpëtimi i të humburve”.

“Duhet të ceket që operacioni ka pasur shumë vështirësi pasi që edhe komunikimi me telefon me të humburit është ndërprerë shkaku i ndaljes së telefonëve nga i ftohti i madh. Në orën 22:00 përfundon evakuimi i të humburve në qendrën skitare”.

Personat e humbur janë në gjendje stabile shëndetësore, gjendja e tyre është e mirë dhe vazhdojnë të ngrohen dhe stabilizohen, pasi që ishin të ekspozuar në kushte atmosferike extreme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat