Konjufca: Ky është mësimi që VV e nxori nga zgjedhjet lokale

Kosova

Konjufca: Ky është mësimi që VV e nxori nga zgjedhjet lokale

Më: 14 janar 2022 Në ora: 00:29
Glauk Konjufca

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka folur për rezultatin e dobët të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit lokale.

Konjufca ka thënë se kanë marrë mësim nga rezultati i këtyre zgjedhjeve.

Ai tha se mësimi i parë është se “llogoja nuk ta siguron fitoren”.

Sipas tij duhet gjetur diçka më shumë se llogoja.

“Kemi mundur të kemi pasur edhe gabime në disa kandidatë. Nëse është një msim prej zgjedhjeve lokale është që llogoja nuk po ta siguron fitoren. Duhet gjetur diçka më shumë se llogoja. Është personaliteti, ajo që ofron, programi politik dhe afërsia me njerëzit”, ka thënë Konjufca.

Ai shtoi se e pranon dënimin e popullit teksa fliste për zgjedhjet.

“Nëse e kisha konsideru popullin të pa ditur nuk e kisha ulë krytë me punu derisa na kanë nxjerrë në vend të parë. Je demokrat kur e pranon dënimin e popullit”, tha Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat